Tensionohet situata në Zveçan/ Protestuesit hedhin mjete të rënda mbi pjesëtarët e KFOR-it

Protestuesit serbë në Zveçan kanë nisur të hedhin mjete të rënda mbi pjesëtarët e KFOR-it të cilët kanë formuar kordonin e sigurisë para objektit të komunës.

Ekipi i IndeksOnline që ndodhet në Zveçan njofton për tensionim të situatës.

Në mesin e protestuesve ka persona me maska të cilët po hedhin mjete të rënda mbi forcat e sigurisë.