Tentoi të vetëvritej, Policia shpëton një grua në Fushë Kosovë

0
192

Një tentim vetëvrasje, ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:40, në një banesë në Fushë Kosovë, pasi një grua e kishte tentuar të vetëvritej me copë xhami.

E gjithë ngjarja është ka marrë kahje tjetër kur burri i saj ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij nuk po lajmërohet në telefon dhe as nuk po e hapë derën e banesës.

Më pas, policia menjëherë ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes dhe “me asistencë edhe nga njësiti i zjarrfikësve kanë arrit të qasen në lokacion (banesë), ku me atë rast kanë hasur me personin e gjinisë femërore, e cila mbante një copë xhami në dorë, dhe e njëjta po ashtu ka kërcënuar se nëse dikush i afrohet ajo do të bëjë vetëvrasje”, ka thënë zëdhënës i Policisë Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se një zyrtar policor, falë shkathtësive të tij profesionale ka arrit të parandalojë më të keqen duke ia hequr copëzën e xhamit nga dora.

“Gjatë këtij intervenimi zyrtari policor ka marrë disa lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim te menjëhershëm mjekësor”, është shprehur më tej Hoxha.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe njësitet kompetente policore janë proces të marrjes së të gjitha masave operative dhe hetimore lidhur me këtë rast.