Tenton të vetëvritet, e shpëton policia

Një person me probleme psikike ka tentuar të kërcej nga dritarja e katit të tretë të një objekti banesor në Mitrovicë.

Njësitë policore kanë arritur që viktimën ta vejnë nën kontroll.

Gjithashtu, në vend të ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor.

Sipas familjarëve, viktima është duke u trajtuar dhe ka probleme psikike.

I njëjti është dërguar për trajtim në QKUK.