Tentuan të thyejnë banesat, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në Prishtinë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë tentuar të thyejnë hyrjet e banesave në një bllok banesor

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku dy të dyshuarit janë kapur në një hyrje të një blloku banesor duke tentuar të thyejnë hyrjet e banesave.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.