Tërhiqet objekti i vendosur pa leje në qendër të qytetit

Pas reagimeve të qytetarëve në lidhje me vendosjen e një objekti pa leje (kiosk) në hapësirë publike, Komuna e Strugës reagon menjëherë dhe bën lirimin e hapësirës publike.

Hapësirat publike dhe shëtitoret janë të qytetarëve. Falenderojmë qytetarët që paraqesin raste të tilla, dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë edhe më tej t’i paraqesin parregullsitë.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Lini një Përgjigje