Tërmet 4.1 ballë Rihter sonte në Janinë, ndjehet në disa rrethe të Shqipërisë

0
242

Një tërmet 4.1 ballë të shkallës Rihter ka krijuar shqetësim te banorët e Janinës në Greqi dhe zonat kufitare me Shqipërinë.

Tërmeti ishte me thellësi vetëm 1 km, ndër të rrallat lëkundje sizmike me thellësi kaq të cekët.

Tërmeti u lokalizua në orën 23.38 ora greke, 22.38 ora e Tiranës, 46 km në jugperëndim të Janinës dhe 235 km në jug të Tiranës, sikurse raporton EMSC.

Qytetarët raportojnë se tërmeti u ndje në Sarandë, Gjirokastër, Përmet dhe rreth tyre.

Pranë epiqendrës në Janinë u raportua se ishte një tërmet jo pak i fuqishëm, por me kohëzgjatje fatmirësisht të shkurtër. Lëkundja u ndje dhe në Korfuz./noa.al/