Tërmet i fuqishëm godet këtë shtet

0
200

Instituti i vullkanologjisë dhe sizmologjisë i Filipineve ka njoftuar se vendi është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,4 ballë.

Sipas institutit, tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 50 kilometrash nën sipërfaqe, ndërsa epiqendra e tij ishin ujërat e provincës jugore Davao Oriental.

Nga instituti gjithashtu thanë se pas këtij tërmeti mund të regjistrohen edhe dridhje më të vogla.

Më 5 dhjetor 2019, rajoni Davao del Sur u godit nga një tërmet me magnitudë 6,8 ballë.

Dy tërmete me magnitudë më të lartë se 6 ballë kanë goditur ishullin Mindanao në fund të muajit tetor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 23 persona dhe 417 të tjerë u plagosën.