Tërmet në Shqipëri

Shqipëria lëkundet sërish nga tërmeti. Paraditen e sotme, në orën 10:09 minuta një tërmet me magnitudë 3.6 ballë është regjistruar me epiqendër në Bulqizë. Lëkundjet e tërmetit janë ndierë edhe në Tiranë e Durrës.

Nga lëkundjet nuk raportohet për dëme, pasi fuqia ka qenë e vogël.

Në muaj e fundit vendi është lëkundur nga disa tërmete, i fundit me magnitudë të fortë, ishte 7.5 ballë në datë 21 shtator me epiqendër në Durrës, që u ndje në disa qytete duke shkaktuar panik te qytetarët, por edhe dëme materiale.

Lini një Përgjigje