Dy tërmete janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), ka regjistruar dy lëkundje, e para në Vlorë e më pas tërmeti është zhvendosur në Korçë dhe Pogradec.
Sipas të dhënave të publikuara nga IGJEUM, tërmeti i parë ka qenë në orën 03:58 dhe me një magnitudë 2.3. Epiqenda ka qenë në Karaburun, 13 Km J-P Vlorës.
Tërmeti tjetër ka qenë në orët 04:51 me magnitudë 2.8 dhe epiqendër 5 km nga Llenge, Korçë.