Tërmkolli i del në krah Vjosës, por ia përmend një rast

Melihate Tërmkolli i ka dalur në krah Vjosa Osmanit, por ia përmend që s’reagoi ndaj ofendimeve të Tomë Gashit.

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Termkolli, e ka konsideruar të ulët dhe në mospërputhshmëri me vlerat e partisë së saj komentin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, ndaj u.d. të presidentit, Vjosa Osmani.

Termkolli me anë të ‘Facebook’-ut ka deklaruar se do ketë reagime të kësaj natyre sa here që ballafaqohet me deklarata të këtilla.

Ajo ka rikujtuar edhe ofendimin që ia pati bërë avokati Tomë Gashi në një studio televizive, të cilin e quajti “zëdhënës të Vetëvendosjes”.

Reagimi i plotë:

Ofendimi që Agim Veliu i bëri Vjosa Osmanit është i ulët, jo njerëzor në radhë të parë dhe në kundërshtim me krejt vlerat që ka promovuar LDK-ja.

Do të reagoj gjithnjë ndaj veprimeve e deklarimeve të tilla të ulëta, kushdo që i bën dhe ndaj çdo kujt që bëhen.

P.S. Vjosa Osmani e disa Vjosa tjera jo rrallë herë heshtin në raste të ngjashme, ashtu siç heshtën ndaj një sulmi edhe më të ulët që bëri kohë më parë ndaj meje “zëdhënësi” i VV-së, Tomë Gashi.

Dikush reagon sipas parimeve e dikush reagon veç me të “njofshëm”.

Mirë që nuk jemi të gjithë njësoj!

Lini një Përgjigje