Tetë ditë pas vdekjes nuk paraqitet asnjë familjar në spital, trupin ia dërgojnë në obduksion

0
272

Policia po heton vdekjen e një personi që kishte ndërruar jetë para tetë ditëve në QKUK dhe që nga ajo ditë asnjë dëshmitar apo familjar nuk është lajmëruar për të.

Me vendimin e prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar dje në obduksion, njofton Klan Kosova.

“Më 16.01.2020 është raportuar se trupi i pajetë i viktimës mashkull i cili me 09.01.2020 kishte ndërruar jetë në QKUK, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, pasi që nga ajo ditë nuk është lajmëruar asnjë dëshmitar-familjar i viktimës”.