Tetë filma në garë për kategorinë e filmit më të mirë

Sonte në Hollivud, është nata më e rëndësishme e filmit, për ceremoninë e 91-të të çmimeve Oscar.
Të apasionuarit pas filmave dhe kureshtarët për vetë ceremoninë dhe për të parë aktorët e tyre të preferuar, që dje filluan të shkonin për t’i hedhur një sy përgatitjeve për tapetin e kuq. Ceremonia e çmimeve Oscars, është e fundit në sezonin e çmimeve të filmave dhe muzikës që filloi afro dy muaj më parë.
Ka qenë një vit i vështirë për Akademinë e Artit të Kinematografisë dhe e Shkencave, që po bën përpjekje për të rikthyer interesin për shfaqjen e spektaklit të çmimeve, pasi audienca televizive në Shtetet e Bashkuara ra në nivelin më të ulët vitin që kaloi. Përveç kësaj, spektakli do të jetë pa drejtues këtë vit, pas tërheqjes së aktorit komik, Kevin Hart nga ky rol.
Tetë filma konkurrojnë në kategorinë e filmit më të mirë, dhe sot në mbrëmje do të mësojmë se cili do të nderohet me Oscar./voa/