Tetë të vdekur nga zjarri në shtëpinë e personave me nevoja të veçanta

0
219

Tetë persona kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në orët e hershme të së dielës në një shtëpi për persona me nevoja të veçanta.

Lajmin e bëri të ditur transmetuesi publik.

Përpos të vdekurve, në këtë fatkeqësi janë lënduar 29 persona. Ngjarja ndodhi në qytezën Vejprty, e cila shtrihet në pjesën veriperëndimore të Çekisë, afër kufirit me Gjermaninë, shkruan “Reuters”.