Tetë viktima dhe 345 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.455 teste, ndërsa janë regjistruar 345 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup-129, Kumanovë-21, Dibër-9, Shtip-12, Prilep-26, Tetovë-10, Strugë-8, Veles-13, Manastir-6, Ohër-23, Kavadar-31, Gostivar-1, Gjevgjeli-7, Strumicë-9, Kriva Pallankë-6, Radovish-5, Krushev-4, Probishtip-1, Vinicë -3, Dellçev-2, Kratov-1, Kërçovë-1, Resnjë-3 dhe Negotinë-14.

8 persona vdiqën, një pacient nga Struga (69), dy nga Velesi (82 dhe 57), një nga Manastiri (82), një nga Gostivari (70), një nga Gjevgjelia (78), një nga Strumica (81) dhe një pacient nga Vallandova (48). Pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 86.494.