Thaçi: ATK funksionon në përputhje me praktikat më të mira perëndimore

0
238

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Me këtë rast Thaçi ka mbajtur një fjalim ku ndër të tjera ka thënë se ATK sot funksionon në përputhje me praktikat më të mira perëndimore duke ofruar shërbime për të gjithë tatimpaguesit, shkruan Klan Kosova.

“Sot është një ditë e veçantë të shënojmë 20 vjetorin e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. Ky vendim vuri themelet e strukturës që mundëson grumbullimin e tatimeve nga të gjithë ne në Kosovë”.

“Ta kujtojmë një herë se ku kemi qenë dhe ku kemi arritur tash – ATK është ndërtuar nga zeroja sikur shumë institucione të Kosovë që kanë arritur suksese të mëdha sot”. Bashkërisht me partnerët ndërkombëtarë është dashur të krijohen kapacitetet ligjore për themelimin e kësaj administrate si dhe është dashur të ndërtohet besimi i qytetarëve të Kosovës ndaj ATK-së”.

Thaçi nuk ka harruar t’i falënderojë partnerët ndërkombëtarë që me përkrahjen e tyre kanë bërë që ky rrugëtim i kësaj administrate të jetë i suksesshëm dhe i sigurt.

“Falënderimet e sinqerta shkojnë për USAD-in dhe gjithashtu edhe për partnerët që kanë punuar në UNMIK, BE dhe në FMN”.

“Ndihmua juaj ka qenë dhe mbetet parësore për suksesin e ATK-së. Një falënderim të veçantë e meritojnë të gjithë qytetarët që kanë punuar gjatë këtyre viteve. Pikërisht përvoja me ndërkombëtarët bëri që vendorët të tregojnë përgjegjësitë e tyre më të larta profesionale”.

“ATK sot funksionon në përputhje me praktikat më të mira perëndimore duke ofruar shërbime për të gjithë tatimpaguesit e Kosovës – përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare. Natyrisht se kanë mbetur ende sfida që duhet të zgjidhjen dhe tejkalohen, por ATK është në rrugë të mirë për të arritur edhe më tepër”.