Thaçi dekoron Hamit dhe Halim Ngucatin me Urdhrin Heroi i Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar Hamit dhe Halim Ngucatin me Urdhrin Heroi i Kosovës.

Presidenti ka thënë se Hamit dhe Halim Ngucati kanë dhënë kontribut në periudhën midis dy luftërave botërore.

“Me Urdhrin Hero i Kosovës, për kontributin e dhënë në periudhën midis dy luftërave botërore, dekorova bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati. Pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Shotë dhe Azem Galicës, Sadik Ramës etj., si gjithë kombi, duhet të jenë krenarë me të kaluarën tonë të lavdishme”, ka shkruar presidenti Thaçi.