Thaçi dekoron Sabri Fejzullahun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se sot ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, këngëtarin Sabri Fejzullahu.
“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikut tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë”. HTH