Thaçi e Meta bashkë në Reçak

0
274

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial në Reçak.

Në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, Thaçi është shoqëruar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jemi së bashku këtu me presidentin e Shqipërisë për të bërë nderimet më të larta shtetërore për të masakruarit. Maskara e Reçakut është gjenocid i kryer nga shteti i Serbisë kundër popullit të Kosovës por kjo sensibilizoi të gjithë opinionin ndërkomëbatr për të qartësuar se Serbia po kryente krime kundër njerëzimit në Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova ende kërkon që të zbardhen krimet jo vetëm të masakrës së Reçakut por edhe të gjitha tjerave që kanë ndodhur në Kosovë.

Presidenti është shprehur i pakënaqur me drejtësinë ndërkombëtare.

“Drejtësia ndërkombëtare ende nuk ka zbardhur rastet e masakrave në Kosovë, ka heshtur edhe në dhunimin e rasteve të 20 mijë grave, por sidoqoftë udhëtimi jonë është euroatlantik ne duhet ta konsolidojmë shtetin”.

Tutje, Thaçi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pas një sjellje të mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit duke tentuar t’i mohojë krimet e kryera nga Serbia në Reçak.

“Është një sjellje e mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit por kjo sjellje ka ardh si rezultati heshtjes ndërkombëtare për masakrën e Reçakut, ishte një shtytje dhe guxim i autoriteteve të Serbisë që t’i mohojnë krimet në masakrën e Reçakut”, ka deklaruar presidenti.