Thaçi flet me Ramën rreth përgatitjeve të Samitit të Parisit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë e bëri të ditur Thaçi nëpërmjet një statusi në Facebook, ku tregoi se me Ramën ka folur rreth aktualiteteve politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, njofton Klan Kosova.

Mes tjerash presidentët shqiptar kanë diskutuar edhe rreth përgatitjeve të Kosovës për Samitin e Parisit.

Ky është statusi i plotë i Presidentit të Kosovës:

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”.