Thaçi: Bora ka zënë të shkrihet shpejtë, uroj të mos bëhet skllotë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar sot një status të shkurtër, por që përmes tij ka lënë të nënkuptohet se i është drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ditë më parë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u pyet nëse më parë do të hiqte taksën, ose do të rrëzonte Qeverinë, ku tha se bora të shkrihet dikur.

“Ka me u shkri bora dikur”, ka thënë Haradinaj.

Por thuajse të njëjtën deklaratë e bëri kur u pyet për presionin e Amerikës për largimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe, ku tha se bora do të shkrihet në dy anët.

Por Thaçi sot ka thëne se bora ka zënë të shkrihet shpejtë…

Madje ai nuk e la me kaq, duke shtuar se uron që të mos bëhet ‘skllotë’.

“Bora ka filluar të shkrihet shpejt…

Uroj të mos bëhet skllotë HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.