Thaçi: Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi.

0
214

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ndihet i lumtur me vendimin e prindërve të tij për të ndarë pronën e familjes, duke përmendur kështu se ato janë modeste.

Sipas Thaçit, vendimi i prindërve të tij kishte qenë që prona e familjes t’i ndahet bijve dhe bijave të tyre, apo thënë ndryshe, vëllezërve dhe motrave të presidentit, shkruan gazetametro.net.

Postimi i plotë:
“Jam i lumtur me vendimin e prindërve të mi që në ndarjen e pronave të familjes, sado modeste që janë, t’i përfshijnë njësoj edhe bijat edhe bijtë e tyre, motrat dhe vëllezërit e mi. U jam mirënjohës përjetë prindërve të mi”.