Thaçi: Kosova e gatshme të ndihmojë Australinë, në këto ditë të vështira

0
193

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dërguar një letër guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit të Australisë Scott Morrison, ku shpreh solidaritetin e popullit të Kosovës me situatën strategjike që kanë krijuar zjarret e shumta.

“Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve. Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira!”, ka shkruar Thaçi.