Thaçi kritikon VV-në: Po frikësoheni që t’i merrni përgjegjësitë

0
219

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mosformim të qeverisë, duke thënë se partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka historikisht mëkate të mëdha ndaj vendit dhe qytetarëve.

Thaci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Kosova nuk i ka borxh askujt, aq më pak Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas saj, vonesa që po i bëhet formimit të qeverisë, është sabotimi i fundit që po i bëhet Kosovës, në stilin me të ulët.

Deputetja e PDK-së, thotë se kjo po ndodh për arsye se Vetëvendosje po frikësohet që të marr përgjegjësi dhe të jap llogari për premtimet e bëra.

“Paraliza në të cilën është futur vendi, po shkakton dëme të mëdha financiare, politike e sociale, e që do te na faturohen të gjithëve, si për 74% të qytetareve që kemi votuar parti të tjera, njëjtë edhe për 26% që besuan në utopinë që do të sillnin njerëzit të cilët flamurin e Kosovës e respektojnë vetëm kur fillojnë të marrin paga nga buxheti shtetëror. Merre ose leje, #Vendos!”, ka shkruar ajo.