Thaçi kujton masakrën e Likoshanit dhe Çirezit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit ka kujtuar martirët dhe dëshmorët që kanë rënë në këto dy fshatra të Drenicës.
“Beteja e UÇK-së te “Lisi Gjashtënjak” me patrullat e policisë serbe ishte fillimi i largimit të shtetit serb nga Kosova. Të nxitur nga humbjet në këtë betejë, makineria policore serbe më pas kishte sulmuar familjet e pafajshme në shtëpitë e tyre. Kosova tashmë kishte hyrë në rrugën e pashmangshme të imponuar të luftës për liri”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ai ka thënë se vetëm sakrifica gjithëpopullore, rezistenca e UÇK-së dhe orientimi kah vlerat civilizuese perëndimore, bënë që Kosova ta fitojë përkrahjen e botës demokratike, të SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe të fitoi lirinë dhe pavarësinë.