Thaçi: Kurti ose ta pranojë nominimin për mandatar, nëse jo le ta refuzojë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker.

Thaçi para Walkerit ka kërkuar që sa më shpejt të krijohen institucionet, ku ka thënë se është kërkesë e ndërkombëtarëve dhe e qytetarëve të Kosovës.

Thaçi ka thënë se Albin Kurti duhet të deklarohet rreth mandatarit ose ta refuzojë mandatarin.

“Është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll këtë proces të suksesshëm të zgjedhjeve të 6 tetorit, që sa më shpejtë që është e mundur ky vullnet. Unë do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjin e Kosovës dhe autoritetin tim të plotë si president i vendit që buron prej Kushtetutës së Kosovës. Natyrisht se tash i mbetët kryetarit të partisë fituese që ta bëjë hapin dhe në këtë drejtim ka qenë edhe takimi ynë së bashku me kryetarin e partisë së parë, ku ka premtuar se në ditët në vijim do ta pranon edhe kuptimin juridik përgjegjësinë e mandatarit për themelimin e qeverisë”, ka thënë ai.

“Kaluam një kohë të gjatë dhe qytetarët janë duke pritur dhe miqtë ndërkombëtarë gjithashtu, koha po kalon prandaj unë si president i vendit, duke parë angazhimet e kryetarit të partisë që ka dalë fituese nga zgjedhjet dhe që ka nominuar më shumë se gjysmën e kabinetit të tij dhe unë e kam shkruar nomimin e tij si kryeministër dhe ai nominim është ende është në zyrën e tij dhe shpresoj se Kurti do të reflektojë sepse është në interes të tij dhe elektoratit të tij ose në të kundërtën duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi, raporton EO.

Thaçi: Kurti ose ta pranojë nominimin për mandatarë, nëse jo le ta refuzojë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi falënderoi Ambasadorin Walker që sipas tij i dëshmoi botës masakrat që kishte kryer Serbia në Kosovë.

“Ardhja e juaj për 21 vjetorin e masakrës së Reçakut dhe ardhjet e juaja të shpeshta në Kosovë kjo dëshmon edhe dashurinë tuaj dhe përkushtimin tuaj për Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe për Kosovën e orientimit. Gjithmonë mirënjohje dhe përulësi për fjalët e juaja dhe për të vërtetat qe ia prezantove botës për masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë”, ka thënë ai.