Thaçi më optimist se Vuçiqi, shpreson se më 2019 do të arrihet marrëveshja

“Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes. Kjo është mënyra më e mirë që vendet tona dhe i tërë Ballkani Perëndimor të mundë të ecin përpara”, ka thënë Thaçi.

Duke folur për këtë marrëveshje, i pari i Kosovës ka thënë se një marrëveshje e tillë do duhej të mbyllte të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur se pse ishte optimist se dallimet mund të kapërcehen tani, ai ka thënë se tani ekziston një “momentum i ri me fokus dhe vëmendje të shtuar të BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”.

Ndërsa, kur është pyetur nëse ka presion që të kryhet marrëveshja para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në muajin maj, ai ka thënë: “Sa më shpejt aq më mirë”.