Thaçi në 20 vjetorin e Rambujesë: Marrëveshja gjithëpërfshirëse përmbush rrugën tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot 20 vjetorin e fillimit të Konferencës së Rambujesë

Hashim Thaçi gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku është ftuar për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, raporton Periskopi.

Presidenti i vendit me anë të një postimi në Twitter ka kujtuar Konferencën e Rambujesë, e cila është mbajtur 20 vite më parë.
Përveç Rambujes, në postimin e tij Thaçi thotë se Kosova është në rrugë të mirë që të anëtarsohet në OKB, NATO dhe BE nëse arrin marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
“Kjo konferencë shënon fillimin e kohës ku ne ishim pjesëmarrës të barabartë për fatin tonë,” shkruan Thaçi në Twitter.

“Ajo na solli lirinë – pas gjenocidit të kryer nga Serbia. Sot, ne jemi të bashkuar që të arrijmë marrëveshjes gjithëpërfshirëse paqësore dhe të përmbushim rrugën tonë: Kosova në OKB, NATO dhe anëtarësim në BE”.