Thaçi: Në Uashington më thanë se duhet pezulluar taksën për të vazhduar me dialog

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga Uashingtoni ku mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Thaçi ka thënë  atje ka kërkuar që të vazhdohet dialogu pa e hequr taksën, por që përgjigja që ka marrë është së paku pezullimi i taksës.
Ai thotë spektri politik këtë duhet të bëjë në mënyrë që të mos dëmtohet raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Definitivisht, nga institucionet vendore do duhej të respektohej kjo, jo për të hequr taksën, po për t’i dhënë mundësi  për një pezullim të përkohshëm, për një angazhim të gjithanshëm ndërkombëtar. Në mënyrë sic ka pasur Kosova rol në Rambuje e kudo, të jemi edhe tani të përgjegjshëm. Dhe ky vendim i takon Qeverisë, koalicionit qeverisë dhe partive politike, por ritheksoj se Serbia po dëmtohet në rrafshin ekonomik, por e theksoj se nuk ka çmim që mund të pagoj ndonjë devijim a dobësim të raportit të Kosovës me SHBA-të. Mbi çdo çmim është ky relacion për të ruajtur. Ftoj spektrin politik të mendoj me urtësi e mençuri”, ka thënë Thaçi.
“Unë kam kërkuar atje që të vazhdohet me dialog, pa e hequr taksën. Por përgjigja ishte jo. Ata kanë kërkuar se paku pezullimin e përkohshëm të saj”, ka thënë ndër të tjerash Thaçi.
Thaçi ka theksuar se organizimi i një konference ndërkombëtare është kthim prapa në kohë dhe implikim i faktorit rus.
Ai poashtu ka shtuar se duhet të eliminojnë në çdo rrethanë që të diskutohet asociacioni me elemente ekzekutivë, pasi do të krijohej mundësia e krijimit të Republikës serbe në Kosovë./Indeksonline/