Thaçi: Nëse Vuçiq dërgon ushtrinë në Kosovë, nuk do t’i kthehen mbrapa asnjë

0
351
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka krahasuar homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, me liderin diktatorial të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Ai ka thënë se kërcënimet e shtetit të Serbisë ndaj Kosovës i duken sikurse ato të Koresë së Veriut ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sa i përket kërcënimeve të Serbisë, të them të drejtën më duken sikurse Kim-Jong i Koresë së Veriut apo kërcënimet e Koresë së Veriut ndaj Amerikës”, ka thënë Thaçi, në një intervistë në Rtk për emisionin “Jeta në Kosovë”.
Sa i përket këtyre kërcënimeve, tha se nëse Vuçiq e dërgon ushtrinë në Kosovë, nuk do t’i kthehen mbrapa asnjë.
“Vuçiq ka thënë se do ta dërgoj ushtrinë në Kosovë. Mirëpo, ata ushtarë më nuk do të ktheheshin, siç ndodhi me trenin”, tha presidenti Thaçi.