Thaçi: Nga sot Kosova është e pavarur edhe në fushën e energjisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar votimit të marrëveshjes së re nga Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale, trup i ENTSO-E, me të cilën ka filluar përmbyllja e procesit të gjatë dhe të mundimshëm të pavarësimit të rrjetit energjetik të Kosovës, përkundër rezistencës së Serbisë, transmeton Fokusi.info.

Nga sot Kosova është e pavarur edhe në fushën e energjisë. Është votuar Marrëveshja e Kyçjes së re nga Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale, trup i ENTSO-E, me të cilën ka filluar përmbyllja e procesit të gjatë dhe të mundimshëm të pavarësimit të rrjetit energjetik të Kosovës, përkundër rezistencës së Serbisë.

Kjo është një e arritur e madhe e Kosovës dhe shembull sesi duhet vazhduar përpara drejt realizimit të synimeve tona strategjike.

I jemi mirënjohës të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme dhe për përkrahjen e tyre në implementimin e kësaj marrëveshjeje, ka thënë Thaçi