Thaçi ngushëllon familjen e viktimës së parë nga Coronavirusi

0
257

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi falënderoj edhe institucionet shëndetësore për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto ditë pandemie.

Postimi i Thaçit:

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! HTH