Thaçi nuk heqë dorë nga ideja që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me Ekipin Negociator për dialog me Serbinë, të kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Thaçi ka thënë se i ka dorëzuar një document të presidencës ku theksohen temat kryesore që do të bisedohen me palën serbe, duke përsëritur se megjithë parregullsitë dhe vështirësitë që do t’i kenë në muajt e ardhshëm, ai beson në arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Arritja e një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Serbinë, do të thotë përfundim i luftës me Serbinë, njohje reciproke nga shteti serb dhe gjitha shtetet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovës dhe gjithashtu pranimi i Kosovës në OKB”, ka thënë Thaçi, raporton Ballkani.info.

Tutje, Thaçi ka thënë se në lidhje me spekulimet rreth ndryshimit të kufijve, ai beson se Kosova do të përfundojë marrëveshjen me Serbinë duke përfshirë në kufirin e Kosovës, Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën.

“Kosova në territorin e saj përmes marrëveshjes përfundimtare do të përfshijë Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Për t’i shuar të gjitha spekulimet unë po garantoj që kjo marrëveshje brenda territorit të Kosovës do të përfshijë edhe Gazivodën, Mitrovicën veriore, Trepçën e të gjitha vendet përreth”, ka përfunduar Thaçi.