Thaçi për AP: SHBA nuk është ftohur karshi Kosovës dhe popullit të saj

Kosova feston shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të çdo viti. Ajo është e njohur si vend i pavarur nga 116 kombe, por jo edhe nga ai që është ndarë njëanshëm, Serbia.

Kosova është storje suksesi, ka thënë Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për Associated Press, transmeton Klan Kosova.

Ai ka përmendur mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe zotimin e Rusisë se do ta pranojë një marrëveshje Prishtinë-Beograd.

Përpara ka shumë sfida të cilat duhet të tejkalohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-së, me Serbinë që ka nisur në 2011, ka thënë Thaçi.

Sidoqoftë bisedimet kanë ngecur.

Vitin e kaluar Kosova mori vendim të vë një tarifë 100% për produktet nga Serbia, derisa Beogradi ta njehë sovranitetin e saj dhe të ndalet ta pengojë atë që të bashkohet në organizata ndërkombëtare.

Serbia ka thënë se kjo tarifë po ju kushton shumë bizneseve nga atje dhe se nuk do marrë pjesë në dialog derisa taksa të tërhiqet.

Thaçi ka ftuar Qeverinë e Kosovës që përkohësisht ta pezullojë tarifën, por që gjithashtu ka thënë se Serbia nuk duhet ta bëjë atë kusht për rinisjen e dialogut.

Së bashku Washingtoni dhe Brukseli kanë bërë thirrje që t’i jepet fund tarifës. Në anën tjetër Prishtina nuk është përgjigjur.

Kryeneçësia e Kosova duket se ka acaruar Washingtonin, partnerin më të madh strategjik të Kosovës. Një gjeneral ushtarak që kishte planifikuar ta vizitonte Kosovën në 11 vjetorin e pavarësisë ka anuluar udhëtimin e tij.

“Nuk ka ftohje të SHBA-së, drejt Kosovës si vend dhe as ndaj popullatës së saj”, ka thënë Thaçi.

Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet t’i zgjidhin çështjet në të cilat kanë dallime para se të anëtarësohen në këtë bashkësi.

Tekst i Associated Press, i përkthyer nga Klan Kosova.