Thaçi përplaset ashpër për Preshevën me analistin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur një debat të fortë me Enton Abilekajn në lidhje me bashkangjitjen e Preshevës me Kosovën.

Thaçi ka deklaruar se nëse Kosovës i bashkohen tre komunat shqiptare në Serbi nuk është asgjë e keqe, por është kthimi i padrejtësisë historike.

Ndërkaq, Enton Abilekaj ka deklaruar se kjo ide mund të nxisë qëndrime të ngjashme edhe nga Serbia dhe e ka quajtur këtë një ide shoviniste.

Kurse, Thaçi i është përgjigjur se nuk është ide shoviniste, por është kthim i padrejtësisë historike. Ai deklaroi se e konsideronte veten një President nacionalist që nuk kërkon të marrë territore të tjera, por të mbrojë territoret e Kosovës.