Thaçi: Pjesëtarët e ushtrisë, krenaria jonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se sot kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë.
Thaçi në ceremoninë e parakalimit të FSK-së, ka thënë pjesëtarëve të FSK-së se janë krenaria e Kosovës.
“Para nesh kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë. Vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës ishte i drejt , legjitim dhe mesazh historik”, tha ai.
Sipas tij, këtë vit duhet të marrim edhe një vendim tjetër strategjik për të ardhmen e vendit tonë, duke arritur marrëveshje të përhershme dhe paqësore me Serbinë, jo për të harruar të kaluarën por për të mos lejuar të përsëriten vuajtjet dhe tragjeditë e kaluara, për këtë tha se duhet unitet.
Pas fjalimit të presidentit ka nisur parakalimi i FSK-së në shesh./KosovaPress/