Thaçi po vëzhgon nga lartë situatën: Ky do të jetë veprimi i radhës ndaj Albin Kurtit

0
316

Për herë të parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ishin takuar dhe ulur në një takim pune për të biseduar në lidhje me caktimin e mandatarit të qeverisë së re, takim ky që ishte shumë i ftohtë duke pasur relacionet jo të mira mes dy politikanëve.

Pas zhvillimit të këtij takimi me 6 janar, presidenti Thaçi kishte vendosur afatin prej 48 orësh ndaj Albi Kurtit që të propozojë mandatarin e Qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që qeveria të formohet sa më parë.

Por, kanë kaluar më shumë se 72 orë dhe kemi hyrë në ditën e katërt prej se kur është dhënë ky ultimatum nga Thaçi dhe Kurti e Mustafan nuk kanë arritur që të bien dakord dhe Kosova ka mbetur tash e më shumë se 3 muaj pa qeveri të re.

Thaçi tani po shikon situatën dhe i ka dhënë edhe pak kohë që Albin Kurti dhe Isa Mustafa të arrijnë koalicion, koalicion ky që po përcillet me probleme të mëdha për këto pozita: pozita e Presidentit, Kryeparlamentarit, Kryeprokurorit të Shtetit, Drejtori i AKI’së, Drejtori i Policisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme.

Gazeta Metro ka mësuar se një ultimatum i ri pritet tani nga Thaçi, ai do të dërgojë ftesën e radhës ndaj Albin Kurtit si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, ku do të kërkojë caktimin e mandatarit të qeverisë së re pas kohës që ia ka dhënë.

Presidenti i vendit do të vepron sipas oportunitetit politik dhe autorizimit të vet për vendosje diskrecionale ashtu që Albin Kurti të prezanton ekzistimin e shumicës së nevojshme për formimin e qeverisë.