Thaçi pret në takim Medeleine Albright

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeline Albright në kabinetin e tij.

Albright është duke qëndruar në Kosovë në shënim të përvejtorit të njëzet të çlirimit të Kosovës.

Pas këtij takimi, kreu i shtetit dhe ish-sekretarja e shtetit, do t’i drejtohen mediave me deklaratë.

Ndryshe, sot shënohet 20 vjetori i hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Për shënimin e kësaj ditë, në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja Medeleine Albright, Wesley Clark si dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.