Thaçi pyetët për taksën, thotë se asnjë individ nuk e sfidon partneritetin me SHBA-të

Në 22 vjetorin e rënies të  Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë lapidarit të, Zahir Pajazitit.

Në këtë ngjarje, presidenti është pyetur rreth takimit që ka pasur me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kreun e Kuvendit Kadri Veselin dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Thaçi ka thënë se takimet e tilla ndodhin shpesh dhe janë të rregullta, raporton lajmi.net.

“Takimet e tilla ndodhin shpesh dhe janë takime të rregullta, edhe me ambasadorin edhe me bartësit e institucioneve të vendit në përkushtimet që kemi për agjendat shtetërore”, është shprehu Thaçi.

Tutje ai ka thënë se ky takim i ka kontribuuar qartësisë së agjendës dhe bashkëpunimit të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova do të mbetet mik i përjetshëm me SHBA-të nuk ka individ apo agjendë ditore që do ta sfidojë këtë partneritet me Amerikën”, ka përfunduar Thaçi.