Thaçi: Shaban Shala mbetet figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës

0
208

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar komandantin e UÇK-së, Shaban Shala, i cili sot 8 vite më parë u nda nga jeta.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Shala tërë jetën ia kushtoi idealit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Para tetë viteve vdiq njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Shala, që tërë jetën ia kushtoi idealit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shaban Shala mbetet figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës. HTH