Thaçi shkruan për Shalën e Bajgores: Mikpritja, natyra e bukur dhe ajri i pastër e bëjnë zonë atraktive

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në profilin e tij në Facebook për rajonin e Shalës së Bajgorës, transmeton Fokusi.info.

Thaçi ka thënë se Shala e Bajgorës është bukuri e papërshkrueshme.

Ky është postimi i tij:

Shala e Bajgorës, bukuri e papërshkrueshme. Mikpritja e shaljanëve ?, potenciali i madh turistik, natyra e mrekullueshme dhe ajri i pastër, po e bëjnë atë një zonë tejet atraktive për ta vizituar. HTH ??