Thaçi takon Biden: Demokratë dhe republikanë mbështesin marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Konferencës për Siguri në Munih, ka zhvilluar një takim me ish-zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Në një postim të profilin e tij në Facebook ka postuar një fotografi me Biden ku ka thënë se me të ka biseduar për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës. Sot biseduam për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Biden është krenar me shtetndërtimin 11 vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje sjellë paqe të përhershme dhe siguron njohje reciproke, si dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës.

Sot biseduam për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Biden është krenar me shtetndërtimin 11 vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje sjellë paqe të përhershme dhe siguron njohje reciproke, si dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së. HTH

Lini një Përgjigje