Thaçi takon Ramën, bisedojnë për bashkangjitjen e Luginës me Kosovën

0
308

Presidenti Hashim Thaçi e ka takuar Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ai ka thënë se në këtë takim mes tjerash kanë biseduar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi nën ombrellën euroatlantike.

Madje, Thaçi ka përmendur sërish idenë e tij për bashkangjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti Hashim Thaçi po qëndron në Tiranë ku pritet të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.