Thaçi: Të bashkuar mund të bëjmë hapa gjigand

Presidenti i Kosovës në fjalën e tij ka kujtuar spastrimin etnik të përmasave të gjenocidit nga Serbia.

Kujtojmë 13.500 civil shqiptarë të vrarë. 400 masakra kundër shqiptareve. 20.000 gra te dhunuara shqiptare”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, në këtë 21 vjetor, për herë të parë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare po e shënojmë me Ushtrinë e Kosovës, të njohur edhe ndërkombëtarisht, si forcë moderne, profesionale dhe multietnike.

Ai ka thënë se ecja e Kosovës përpara është e pandalshme, derisa po konsolidohemi në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë.

“Të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji që të bëjmë hapa gjigand. Të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë. Kosova në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e NATO-së e Bashkimit Evropian, OKB-së dhe do ti forcojmë raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai në fund.

Lini një Përgjigje