Thaçi thirrje Kuvendit: Bëhuni bashkë dhe ratifikojeni gjendjen e jashtëzakonshme

0
223

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para pak orësh ka konfirmuar se ka nënshkruar dekretin që në Kosovë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas përhapjes së koronavirusit.

Kësisoj, i njëjti dekret do të dërgohet në Kuvend, dhe do të hyjë në fuqi vetëm pasi që parlamenti ta miratojë atë, shkruan lajmi.net.

E gjithçka që ndodhi brenda takimit të Këshillit të Sigurisë ishte ‘mister’ deri sa presidenti ka publikuar disa fotografi brenda zyrës së presidencës.

Në një ‘tëeet’ që ai e ka publikuar para rreth një ore, Thaçi i ka bërë thirrje Kuvendit ta ratifikojë atë.

“Bazuar në kompetencat e mija kushtetuese si president, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurisë së Kosovës, kam nënshkruar një dekret për deklarimin e Shtetin e Emergjencës pas situatës së krijuar nga përhapja e COVID-19. I bëj thirrje parlamentit të bëhen bashkë e ta ratifikojnë atë”, ka shkruar presidenti.