Thaçi uron Shqipërinë për marrjen e presidencës së OSBE-së

0
179

Shqipëria mori sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.

Në një mesazh në Twitter, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shqipërinë për këtë arritje.

Ai shkruan se mezi pret të bashkëpunojë me kryeministrin Rama për sfidat e përbashkëta dhe e përgëzon atë për listën gjithëpërfshirëse të përparësive.

“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur për të parë një listë gjithëpërfshirëse të përparësive që i japin përparësi paqes dhe pajtimit”, shkruan Thaçi