Thaçi viziton QKUK-në: Stafi mjekësor, model për rajonin

0
188

Presidenti Hashim Thaçi ka vizituar sot QKUK-në dhe tha se gjithë stafi mjekësor janë heronj tani kur Kosova po përballet me luftën ndaj koronavirusit.

“Kam takuar mjekët dhe kam dëgjuar një raport të detajuar dhe besoj që puna e këtyre mjekëve është një punë që duhet pasur përkrahje prej të gjithë njerëzve dhe isntitucioneve. Dhe kjo përkrahje do të rritet. Shëndeti i qytetarëve është në duar të mjekëve, proesionistëve dhe IKSHPK-në”.

Thaçi tha se në këto rrethana e kupton se stafi mjekësor dhe kapacietet e tyre janë model për rajonin dhe më gjerë.

“Po ashtu nga kjo hapësirë dëshrioj të dërgoj edhe sot mesazh te qytetarëve. Ju ftoj që të tregoni kujdes maksimal dhe solidaritet të ndërsjellë dhe përmbajtje”.

“Së bashku do të tejkalojmë edhe këtë të keqe. Dëgjoni dhe respektoni udhëzimet e IKSHPK-së. Rrini në shtëpi.Duke qëndruar aty ju ruani veten, familjen dhe shoqërinë”.