Thaçi zhvillon bisedë telefonike me Erdogan: Turqia do të jetë në shërbim të Kosovës për ta luftuar koronavirusin

0
167

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Turqia Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi ka thënë se ka kërkuar nga presidenti Erdogan që t’i mbështes në mjete medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar koronavirusin.

Statusi i plotë i Thaçit:

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk. HTH”