Thellohet konflikti SHBA – Iran? Vendimi që pritet të merret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti mund të marrin vendimin që forcat elitare së Gardës Revolucionare të Iranit, t’i caktojnë si “grupim terrorist”.

Tre zyrtarë amerikanë thanë për “Reuters” se vendimi për të vendosur grupin në listën e terrorizmit mund të merret së shpejti. Vendimi, i kritikuar nga shumë forca të tjera politike në SHBA, pritet që të merret të hënën.

Pentagoni nuk pranoi komentet dhe i referoi pyetjet Departamentit të Shtetit. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë gjithashtu refuzuan të komentojnë rastin. Misioni iranian në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Shumë kritikë akuzojnë Uashingtonin për një “dorë të fortë” ndaj forcave të ndryshme të shteteve në botë. Vendimet merren, për shkak të dyshimit se forca ushtarake të veçanta mund të kenë lidhje me segmente terrorizmi, por shpesh herë këto lidhje nuk vërtetohen.

Irani ka paralajmëruar se do të marrë masa nëse SHBA ndërmerr veprime për të dëmtuar atë apo ushtrinë e saj. Kërcënime të tilla janë veçanërisht të dëmshme për forcat amerikane në vende të tilla si Iraku, ku milicia Shiite e Iranit është e vendosur në afërsi të trupave të SHBA.

BalkanWeb

Lini një Përgjigje