Themelohet Grupi Joformal i Grave- anëtare të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë

Me organizim të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë dhe me mbështetje nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot është themeluar Grupi Joformal i Grave- anëtare të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë dhe është zgjedhur struktura e re drejtuese.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, Nasuf Aliu, deklaroi se do ta kenë përkrahjen e tij për realizimin e aktiviteteve. Aliu theksoi se, për shkak se nuk ka mjete të mjaftueshme për këtë grup, atëherë do ta keni ndihmën time që bashkërisht të sigurojmë ndonjë donacion për realizimin e aktiviteteve.

Edhe Veton Vehapi, përfaqësues nga OSBE-ja, tha se do bëjmë përpjekje që t’ua ofrojmë mbështetjen tonë si organizatë.

Grupi Joformal i Grave- anëtarë të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë ka këtë përbërje:

Gresa Muli-             Kryetare;

Habibe Gërxhaliu-  Nënkryetare;

Teuta Aruçi Shartari-  Sekretare;

Mejreme Ismajli-        Anëtare;

Melihate Basholli-Latifi-  Anëtare;

Fatmire Saraçi-             Anëtare;

Sadije Bajgora-             Anëtare;

Bahrije Ademi Murati-     Anëtare;

Fjolla Ujkani-                  Anëtare;

Fakete Dushi-                 Anëtare;

Gentiana Rama-              Anëtare;

Rrezarta Krasniqi-            Anëtare;

Arta Ymeri-                      Anëtare;

Ky mekanizëm në misionin e tij ka avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, veçanërisht pozitës së saj në vendimmarrjen lokale./Fokusi.info/