Theret me thikë një person

Një person ka pësuar lëndime trupore dje në Gjakovë, pasiqë është therë me thikë nga një i dyshuar, i cili është arrestuar nga Policia.
Viktima sipas Policisë së Kosovës është hospitalizuar dhe gjendja e tij është  stabile.
Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.